ban-poshte01
Lajmet dhe publikimet e fundit
Deklaratë për media
E martë, 23 Prill 2013 12:23

Shkarkoni këtu


Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve - Perspektivat e Grave në Kosovë
E enjte, 18 Prill 2013 11:23

Më 26 mars 2013 në Prishtinë, Kosovë, Lobi Rajonal i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën ...


Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve - Perspektivat e Grave në Kosovë
E enjte, 18 Prill 2013 11:23

Më 26 mars 2013 në Prishtinë, Kosovë, Lobi Rajonal i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën ...


Publikime

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve - Perspektivat e Grave në Kosovë

Më 26 mars 2013 në Prishtinë, Kosovë, Lobi Rajonal i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL), organizoi tryezën e tretë për diskutim me temën: "Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve - Perspektivat e Grave në Kosovë", me fokus kryesor për të siguruar një zë për gratë e Kosovës në dialogun që po vazhdon për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky i lehtësuar nga BE-ja. Pjesëmarrësit përfshinin anëtarët e LRG-së, Deputetet e Parlamentit, OJQ-të dhe përfaqësuese të tjera të shoqërisë civile dhe Shefja e Zyrës Administrative në Mitrovicën veriore. Ky ishte një dialog ndëretnik në mes të grave kosovare - shqiptare si dhe grave serbe nga pjesa veriore e Kosovës, që paraqiten mendimet dhe opinionet e tyre demokratike për temën e kësaj tryeze të rrumbullakët si dhe për shqetësimet e tyre për çështjet e grave.
Përveç çështjeve të ndërlidhura me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të cilën çështje janë dhënë informata të dorës së parë nga Zëvendëskryeministrja Znj. Edita Tahiri, e cila është edhe Kryetare e LRG-së, si pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe procesit të pritur për integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, si dhe diskutimet e tryezës së rrumbullakët u përqendrua gjithashtu në çështje të përbashkëta për të gjitha gratë në Kosovë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike ose fesë. Mbi të gjitha, rolit të grave në politikë dhe të drejtave të grave në Kosovë u është dhënë një rëndësi më e lartë.
Të gjitha pjesëmarrëset ishin të kënaqura me rrjedhën e diskutimit shumë të hapur, atmosferës shumë miqësore dhe gatishmërisë për bashkëpunim të vazhdueshëm reciprok. Ata vlerësuan mundësinë për të shkëmbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë informacionet dhe shqetësimet praktike dhe ato ishin të gatshme të vazhdojnë me këto lloj takimesh, ku mund të shkëmbehen informata shumë të nevojshme. Në fund të takimit, draft konkluzionet, janë përmbledhur nga Kryetarja e LRG-së, që dolën nga debati kreativ dhe konstruktiv i pjesëmarrësve në këtë takim. Znj. Tahiri falënderoi të gjitha pjesëmarrëset për kontributin e tyre dhe premtoi se LRG-ja do të vazhdojë angazhimin e saj për të ndihmuar avancimin e agjendës së grave, të përqendrohet në çështjet ndëretnike të rëndësishme në rajon, për rritjen e rolit të grave në paqe dhe proceset e sigurisë dhe integrimeve evropian. Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Kosovë dhe personalisht Znj. Anne Meskanen për mbështetjen e tyre bujare për këtë projekt të rëndësishëm të LRG-së për dialogun ndëretnik në mes të grave të Kosovës, si dhe UN Women për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për LRG-në.
Kjo tryezë u parapri nga dy aktivitete të tjera të suksesshme të financuara gjithashtu nga Ambasada e Finlandës dhe të mbështetura nga UN Women: Tryeza e parë e mbajtur në Prevallë, në qershor të vitit 2012 ( mbështetur edhe në aspektin organizativ nga Zyra Administrative e Mitrovicës së Veriut) e cila ka themeluar bashkëpunimin e parë në mes të pjesëmarrësve të dialogut aktual, dhe tryeza e dytë e mbajtur në, Turqi, në dhjetor të vitit 2012 në mes të dy delegacioneve të grave deputete nga Kosova dhe Serbia, e cilat u fokusuan në legjislacionin e ndjeshëm gjinor dhe zbatimit të tij në të dy vendet, për dhunën kundër grave si një shqetësim i përbashkët për tërë rajonin, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe për dialog në mes të pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të gjerë të komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.

Fuqizimi ekonomik i grave - aktore në ndryshimet shoqërore

Irina Pockova,
Anëtare e Komitetit Drejtues, Lobi rajonal i grave EJL

Fuqizimin ekonomik i grave është çelësi për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, por gjithashtu ndikon edhe në prosperitetin e përgjithshëm të vendit. Pjesëmarrja më e madhe e grave në politikë, në biznes, si dhe përfaqësim më të madh në shoqërinë civile është vendimtare për tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe krijimin e një jetë më të mirë për të gjithë, për gratë dhe burrat. Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës, por nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë dhe nuk e ndajnë pushtetin ekonomik, edhe pse ne të gjithë e dimë se ata janë aktorë aktivë dhe bartëset e ndryshimeve shoqërore, që ato ndikojnë në politikë, si dhe përparim ekonomik dhe social, paqe dhe siguri.

Për më shumë...Shkarkoje dokumentin

Gratë në rajon - Ku jemi sot?

Gordana Sobol,

Anëtare e Komitetit Drejtues të LRG-së Kroaci

Femrat përbëjnë më shumë se gjysmën e banorëve të botës, megjithatë ato natyrisht se nuk e përbëjnë edhe gjysmën e fuqisë politike, ekonomike shoqërore ose ndonjë fuqie tjetër. Ky është thjeshtë një fakt që e dimë të gjithë, i cili në njëfarë mënyrë nënkuptohet dhe me të cilin ka shumë vite që ballafaqohemi – në nivelin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në ketë kontekst dhe shikuar në retrospektivë, që prej miratimit të deklaratës së OKB-së në Pekin në vitin 1995, mund të themi se janë bërë ndryshime të mëdha, veçanërisht në rrafshin deklarativ dhe legjislativ, por prapëseprapë jemi shumë larg nga arritja e një barazie të vërtetë gjinore dhe një shoqërie të vërtetë demokratike. Megjithatë, të gjithëve na duket se kohëve të fundit vërejmë disa tendenca të caktuara të stagnimit, të cilat mund të shihen nga disa aspekte, para së gjithash në kontekst të krizës globale, si në ekonomi ashtu edhe në ristrukturim dhe rebalancim të pozitave politike në nivelin global. Gjërat po zhvillohen me shpejtësi, pothuaj vetëtimthi, në “fshatin e sotëm global” dhe duket se ne femrat sërish po e humbim ngadalë hapin, po na humb fuqia.

Për më shumë...Shkarkoje dokumentin