ban-poshte01
Lajmet dhe publikimet e fundit
Deklaratë për media
E martë, 23 Prill 2013 12:23

Te nderuar/a,

Ju lutem gjeni te bashkangjitur Deklaraten per mediat tuaja nga Lobi Rajonal i Grave pe...


Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve - Perspektivat e Grave në Kosovë
E enjte, 18 Prill 2013 11:23

Më 26 mars 2013 në Prishtinë, Kosovë, Lobi Rajonal i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën ...


Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve - Perspektivat e Grave në Kosovë
E enjte, 18 Prill 2013 11:23

Më 26 mars 2013 në Prishtinë, Kosovë, Lobi Rajonal i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën ...


Rreth LRG

Si grup i themeluar në vitin 2006, Lobi Rajonal i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën juglindore grumbullon politikane dhe aktiviste nga rajoni, të cilat janë të përkushtuara për arritjen e caqeve të thellimit të sigurisë njerëzore, promovimit të të drejtave të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe thyerjes së barrierave të vëna nga politika etnocentrike.

18 anëtaret themeluese u takuan në takime strategjike në vitin 2007 dhe 2008, gjatë të cilave krijuan platformën e misionit, caqeve, strategjive dhe kritereve të anëtarësisë. Në fazën e parë të zgjerimit, që u zhvillua në vitin 2008, 9 anëtare të reja iu bashkëngjiten Lobit, duke zgjeruar numrin e anëtareve në 27 nga 7 vende të ndryshme, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Krijimi i Lobit kishte ardhur si reagim ndaj të kuptuarit se në rajon gratë janë të margjitnalizuara nga këndvështrimi i vendimmarrjes mbi paqen dhe sigurinë, ekzistimittë brengave mbi sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe kthimit tek vlerat tradicionale në sferën e politikës, të cilat dëmtojnë të drejtat e grave.medium;">Aktivitetet e LRG-së fokusohen në lobim dhe avokim në nivel lokal, shtetëror dhe rajonal, përmes takimeve me politikanë, seminarëve, tryezave të rrumbullakëta, komunikatave për shtyp dhe veprimeve tjera. LRG është i hapur ndaj kërkesave për informata, pyetjeve nga mediat dhe kërkesave për ekspertizë dhe këshilla në një varg çështjesh që ndërlidhen me gratë, paqen dhe sigurinë në EJL.